Shefi i NATO-s: Forcat ruse nuk po tërhiqen – ja çfarë po bëjnë

Bota

Shefi i NATO-s: Forcat ruse nuk po tërhiqen – ja çfarë po bëjnë

Nga: G.B Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:09
Jens Stoltenberg

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenberg tha: "Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen”.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”.

"Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat