Epoka e udhëheqësve autoritarë

Bota

Epoka e udhëheqësve autoritarë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Çfarë kanë të përbashkët liderë si Xi Jinping , Boris Xhonson dhe Princi saudit Muhamed Bin Salman? Më shumë se sa mund ta mendoni, shkruan Gideon Rahman, kolumnist i njohur i “The Financial Times”, që ka punuar dikur edhe për “The Economist”. 

Ai i sheh të tri këta burra si një dëshmi të mbërritjes së “Epokës së udhëheqësve autoritarë”, siç titullohet edhe libri i tij më i ri. Këta lloj udhëheqësish, paraqesin një kërcënim jo vetëm për mirëqenien e vendeve të tyre, por edhe për një rend botëror, në të cilin po luftohen gjithnjë e më shumë idetë liberale dhe kozmopolite.

Është e vështirë të kundërshtohet mendimi se që të tre ata, së bashku me liderë si presidenti turk Rexhep TaipErdogan, kryeministri hungarez i sapozgjedhur për një mandat të ri Viktor Orban, dhe presidenti brazilian ZhairBolsonaro, ndajnë disa tipare të përbashkëta. 

Në shkallë të ndryshme, ata pretendojnë se flasin për njeriun e zakonshëm, ndërkohë qëminojnë institucionetdemokratike, ushqejnë nacionalizmin, dhe kultivojnë një stil personal të të bërit politikë, madje në disa raste edhe një kult të drejtpërdrejtë të personalitetit. 

Është e vërtetë që Boris Xhonson nuk është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e ndonjë kritiku, siç ka bërë BinSalman, në rastin e gazetarit saudit Xhamal Kashoxhi. Por Rahmanargumenton bindshëm se stili i liderit të fortë është një vazhdimësi, në të cilën afërsitë e eksponentëve të tij përforcohen ose dobësohen nga sistemi i veçantë politik në të cilin funksionon secili.

Është e habitshme të shihet se sa liderë bashkëkohorë i përshtaten “identikitit” të një lideri autoritar. Me DonaldTrump dhe Narendra Modin, kryeministrin e Indisë, tre vendet më të populluara në botë u drejtuan deri vitin e kaluar nga liderë autoritarë. 

Ata janë të pranishëm në Evropë (Xhonson, Orban dhe Vladimir Putin), në Afrikë (kryeministër i Etiopisë AbijAhmed) dhe në Azi (Modi, Xi, dhe Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve). Lindja e Mesme ka Erdogan, BinSalman dhe Benjamin Netanjahun, ish-kryeministër i Izraelit. 

Dy Amerikat kontribuojnë me Bolsonaron dhe presidentin e Meksikës Andres Obrador. 

Lista përfshin anëtarë të familjeve mbretërore, politikanë të zgjedhur dhe autokratë. Ata poshkaktojnë shumëdëme. Dëmi nuk është vetëm tek njerëzit që ata shtypin apo sistemet politike kombëtare që po gërryejnë nga brenda. 

Liderët autoritarë po i shpërfillin institucionet globale, normat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Shumica prej tyre e shohin me dyshim tregtinë e lirë. Pak prej tyre janë të prirur të durojnë shumë shqetësime për të frenuar ndryshimet klimatike. Ata janë të prirur ndaj aventurizmit dhe agresionit në politikën e jashtme, siçpo e dëshmon edhe pushtimin rus në Ukrainë.

Por lufta e vazhdueshme atje, e cila filloi pas shkrimit të librit, sugjeron gjithashtu edhe limitet e analizës së Rahman. Nën vëzhgimin e tij, liderët e fortët tregojnë pak solidaritet apo besnikëri diplomatike ndaj njëri-tjetrit. Disa kanë mbajtur anën e Putinit. 

Të tjerët e kanë kundërshtuar, ndërsa të tjerë akoma po luajnë rolin e spektatorit. Identifikimi i dikujt si një udhëheqës i fortë, është vetëm një udhëzues i pjesshëm se si ka të ngjarë të sillet ai.

Argumenti më i fortë i Rahman nuk ka të bëjë me vetë udhëheqësit autoritarë, por me mendimet e dëshiruara të politikanëve dhe analistëve perëndimorë për ta (përfshirë me raste edhe vetë The Economist ). Kur Putini pasoinë pushtet Boris Jelcin, ai u përshëndet si një njeri që mund ta stabilizonte demokracinë ruse. 

Edhe Erdogan u prit me optimizëm, si dikush që mund të pajtonte Islamin dhe demokracinë. Shpresohej që Abijt’i jepte fund ndarjeve etnike në Etiopi; që Bin Salman ta udhëhiqte nëmënyrë të moderuar monarkinë saudite në shekullin XXI-të, e kështu me radhë. Demokracitë e vërteta të botës, mund të mos jenë fajtore për ngjitjen nëkrye të udhëheqësve autoritarë. Por ato nuk kanë qenë as shumë mendjemprehta për ta shmangur këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat