Shefi i sigurisë së Kharkivit thotë se qyteti do t’u rezistojë sulmeve ruse

Bota

Shefi i sigurisë së Kharkivit thotë se qyteti do t’u rezistojë sulmeve ruse

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:06
Një punonjës i policisë pranë trupit të pajetë të një gruaje të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv, Ukrainë më 19 prill 2022.

Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare Penale me qendër në Hagë, Karim Khan, ka thënë se “Ukraina është një skenë krimi”. Ai i bëri komenetet ndërsa vizitoi disa qytete të atij vendi. Ekspertët e kriminalistikës kanë filluar punën në kërkim të dëshmive për krime lufte. Kharkivi është një prej zonave lindore të Ukrainës, që është përballur me sulme të shumta ruse. Ndërkohë, shefi i Sherbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin e Kharkiv-it thotë se qyteti nuk do të bjerë në duart e rusëve.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin e Kharkiv-it thotë se rusët nuk kanë gjasa ta pushtojnë qytetin lindor të Kharkiv-it, pasi ukrainasit janë më të përgatitur për betejë.

Zoti Roman Dudin thotë se ukrainasit ishin në gjendje të zbrapsin sulmin e parë dhe më të frikshëm.

“Ishim në gjendje të përballonim sulmin e parë dhe më të frikshëm. Tani, i gjithë vendi i kupton rreziqet, ukrainasit janë mobilizuar dhe dinë të luftojnë. Ne e kuptojmë që kjo është një agoni politike dhe përpjekje e qeverisë së Federatës Ruse për të justifikuar të paktën diçka, për t’i thënë popullit të tyre se kishin një lloj arritje, një gjë pozitive. Por kjo është artificiale. Ata se kuptojnë se askush nuk i do ata këtu. Ndaj, vdekja do t’i presë ata në çdo cep”.

Kharkivi është përaballur me sulme të shumta ruse. Një ekip gazetarësh nga agjencia e lajmeve Associated Press numëroi të paktën katër trupa të vrarë dhe tre të plagosur nga bombardimi i një zone të banuar të martën.

“Ata nuk kanë shanse ta marrin Kharkivin. Atyre do t’u duhet të mbledhin gjithçka kanë dhe të ta rrafshojnë Kharkivin. Por kjo nuk do të thotë se është marrja e Kharkivit por e hirit. Edhe në atë rast, nuk mendoj se mund të kenë sukses”, thotë Roman Dudin, shef i Sherbimit të Sigurisë së Ukrainës në Kharkiv.

Sulmi në Kharkiv ndodhi ndërsa banorët u përpoqën të ruanin ndjenjën e normalitetit në vendin e sulmuar nga Rusia. Megjithatë, ukrainasit vazhdojnë të shpresojnë për të ardhmen, ndërsa punonjësit e bashkisë mbjellin lule në këtë prag pranveror./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat