Mbrojtja e SHBA-së jep lajmin e mirë: Ukraina tani ka më shumë tanke në shërbim sesa Rusia

Bota

Mbrojtja e SHBA-së jep lajmin e mirë: Ukraina tani ka më shumë tanke në shërbim sesa Rusia

Nga: M.L. Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, forcat e armatosura të Ukrainës tani kanë më shumë tanke në fushën e betejës sesa ushtria ruse falë furnizimeve nga jashtë (Republika Çeke dhe vende të tjera të NATO-s), shkruan Focus.de transmeton “Bota sot”.

Edhe pse Rusia ka grumbulluar sërish arsenalin e saj, përfitimet materiale nga dërgesat e armëve të Perëndimit në Ukrainë janë shtuar ndërkohë, thonë ata.

Zyrtarët amerikanë dhanë të dhëna edhe për numrin e trupave. Kështu, 85 batalione do të luftojnë në Ukrainë.

Kjo do të thotë se shtatë të tjera janë shtuar në 48 orët e fundit.

12 prej këtyre batalioneve janë vendosur në betejën për Mariupol.

Sipas shifrave amerikane, para luftës rusët kishin mbledhur gjithsej 120 batalione rreth Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat