Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, të paktën nëntë viktima

Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, të paktën nëntë viktima

Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:41
Sulme në Siri

Sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut sot vranë nëntë luftëtarë, përfshirë pesë ushtarë sirianë, në sulmin më vdekjeprurës që nga fillimi i vitit 2022.

Organizata siriane “Observatori i të Drejtave të Njeriut” njoftoi se objektivat përfshinin depo municionesh dhe disa pozicione ushtarake të lidhura me praninë iraniane në Siri.

Mediat qeveritare siriane konfirmuan katër nga pesë viktimat në sulme ndërsa ende nuk ka reaguar Izraeli.

“Katër të vrarët në sulmet e forcave izraelite nuk ishin anëtarë të ushtrisë siriane, por i përkisnin milicisë së mbështetur nga Irani”, tha kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman, duke shtuar se nuk mund të verifikonte kombësinë e tyre.

Ai tha se të paktën pesë lokacione të veçanta ishin shënjestruar gjatë operacionit të fundit, të cilin izraelitët e quajtën “bastisje”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat