Shpërthim tjetër në Kabul

Bota

Shpërthim tjetër në Kabul

Më: 1 maj 2022 Në ora: 08:22
Kabul

Një shpërthim bombe të shtunën që ndodhi në një furgon pasagjerësh në Kabul, vrau të paktën një person, thanë zyrtarët.

Ky është shpërthimi i dytë në kryeqytetin afgan derisa rriten shqetësimet e sigurisë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Sipas Reuters,  Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin të shtunën, sipas kanalit telegram të grupit.

“Një grua u vra dhe tre të tjerë u lënduan”, tha për Reuters, Khalid Zadran, një zëdhënës i komandantit të Kabulit.

Një ditë më parë, një shpërthim vrau më shumë se 50 besimtarë pas lutjeve të së premtes në një xhami në Kabul. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat