Hungaria dhe Sllovakia kanë afat deri në fund të vitit 2023 për të blerë naftë ruse

Bota

Hungaria dhe Sllovakia kanë afat deri në fund të vitit 2023 për të blerë naftë ruse

Nga: M.H. Më: 4 maj 2022 Në ora: 10:18
BE thotë se planifikon të ndalojë importet e naftës ruse deri në fund të këtij viti

Vendet e Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Sllovakia do të jenë në gjendje të vazhdojnë të blejnë naftë bruto ruse deri në fund të vitit 2023 sipas kontratave ekzistuese, ka raportuar Reuters të ketë thënë një burim i BE-së.

Si pasojë, kjo do të thotë që të dy vendet do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një embargo ndaj naftës ruse e propozuar nga Komisioni Evropian, përcjell “Bota sot”.

BE-ja ka përshkruar planet këtë mëngjes për të ndaluar importet e naftës bruto ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit.

Në një përpjekje për të bindur vendet ngurruese dhe më të varura që të mos vënë veton ndaj planeve, Brukseli ka sugjeruar një periudhë më të gjatë për zbatimin e embargos për Hungarinë dhe Sllovakinë, raporton Reuters duke thënë burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat