​NATO do ta rrisë praninë e saj në Detin Baltik nëse Suedia aplikon për anëtarësim

Bota

​NATO do ta rrisë praninë e saj në Detin Baltik nëse Suedia aplikon për anëtarësim

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

NATO do të rrisë praninë e saj rreth kufijve të Suedisë në Detin Baltik nëse Suedia aplikon për anëtarësim, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për televizionin publik suedez SVT.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe pushtimi i saj i Ukrainës kanë shtyrë Suedinë dhe Finlandën fqinje të rishqyrtojnë politikat e tyre të sigurisë dhe anëtarësimi i tyre në NATO duket gjithnjë e më i mundshëm.

Të dy vendet po kërkojnë mbrojtje ushtarake gjatë procesit të pranimit dhe mund të kalojë deri në një vit përpara se të gjithë anëtarët e NATO-s të miratojnë.

“Që nga momenti potencial i aplikimit të Suedisë, dhe NATO thotë se dëshiron që Suedia të anëtarësohet, ka një angazhim shumë të fortë nga NATO për të garantuar sigurinë e Suedisë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se kjo do të përfshinte një prani të shtuar rreth Suedisë dhe Detit Baltik.

Moska ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën për "pasoja të rënda" dhe ka kërcënuar se do të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën evropiane të Kaliningradit nëse dy vendet nordike anëtarësohen në NATO.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kishin dhënë Suedisë "garanci sigurie" për procesin e pranimit, por jo "garanci konkrete sigurie".

Suedia dhe Finlanda pritet të vendosin këtë muaj nëse do të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat