Ukraina fillon kundër ofensivën ndaj Rusisë

Bota

Ukraina fillon kundër ofensivën ndaj Rusisë

Më: 14 maj 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Ushtria ukrainase thotë se ka nisur një kundër ofensivë pranë qytetit të Izyum, të kontrolluar nga Rusia, në lindje të vendit.

Kjo vjen pas raportimeve se Rusia po tërhiqej nga Kharkiv, 70 milje në veri, raporton Sky News, përcjell "Bota sot".

Oleh Sinegubov, guvernatori i rajonit, tha: "Forcat tona të armatosura kanë kaluar në një kundërsulm [në Izyum]. Armiku po tërhiqet në disa fronte dhe ky është rezultat i karakterit të forcave tona të armatosura"

Rusia duket se po fokuson më shumë fuqi zjarri në rajonin e Donbasit dhe në jug të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat