Frikë nga lufta? Suedia nis stërvitjen e ushtarëve të saj për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme ruse

Bota

Frikë nga lufta? Suedia nis stërvitjen e ushtarëve të saj për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme ruse

Më: 17 maj 2022 Në ora: 23:11
Sipas Sky News, Suedia po ndërton mbrojtjen e saj dhe vendndodhja strategjike e Gotland në Detin Baltik i jep asaj një rol kyç.

Suedia po ndërton mbrojtjen e saj duke nisur stërvitjen e ushtarëve për luftë, në ishullin Gotland.

Sipas Sky News, Suedia po ndërton mbrojtjen e saj dhe vendndodhja strategjike e Gotland në Detin Baltik i jep asaj një rol kyç.

Në vitet e ardhshme, ushtria shpreson të jetë në gjendje të ketë në dispozicion në kohë lufte 4,000 trupa, njëkohësisht të të shtojë raketa tokë-ajër.

Putin ka paralajmëruar se do të ketë ‘pasoja të pakthyeshme’ për Evropën.

“Putini ka treguar qartë qëllimin dhe vullnetin e tij për të përdorur forcën ushtarake për të arritur qëllimet e tij politike. Ne kishim një plan për të rritur aftësinë ushtarake në ishull për një kohë të gjatë, por që nga pushtimi [ Ukrainës] ne përpiqemi ta bëjmë atë shumë më shpejt”, shpjegon koloneli Magnus Frykvall, i cili e përshkruan Rusinë si kërcënimin kryesor.Image

Magnus Frykvall

Nisja e pushtimit rus më 24 shkurt ka ndryshuar politikën e sigurisë në Suedi, duke e shtyrë atë nga të qenit neutral, në dëshirën për t’u bashkuar me NATO-n .

Kryeministri konfirmoi se vendi do të dorëzojë kërkesën e tij së bashku me Finlandën ditën e nesërme.

Pas rreth 200 vitesh mosangazhim ushtarak, shumë nga ushtarët në Gotland mendojnë se është koha për t’u bashkuar me aleancën.

“NATO jep masa të sigurisë së lartë. Ka më shumë gjasa që ne të mund të ruajmë paqen këtu në Evropë. Kështu që unë mendoj se është me të vërtetë shumë e mrekullueshme për Suedinë dhe Evropën dhe NATO-n që Suedia të bashkohet me NATO-n”, tha njëri nga anëtarët.

Pavarësisht dëshirës për tu futur në NATO, qeveria suedeze ka deklaruar se nuk dëshiron armë bërthamore në tokën e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat