Rusia sulmon objektin e infrastrukturës ushtarake në Rivne

Bota

Rusia sulmon objektin e infrastrukturës ushtarake në Rivne

Nga: M.H. Më: 21 maj 2022 Në ora: 22:09
Tensionet Ukrainë - Rusi

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Rivne, Vitaliy Koval tha në një postim në Telegram se kishte një sulm me raketa në një objekt të infrastrukturës ushtarake në qytetin e tij të shtunën.

Askush nuk u vra, 6 persona u plagosën”, tha Koval në një deklaratë video në Telegram, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Të lënduarit janë në gjendje stabile, tha ai dhe i ka vizituar në spitalin lokal. Ai ka lëshuar një paralajmërim qëndrimi në shtëpi për 24 orët e ardhshme për banorët e Rivne në rast të sulmeve të mëtejshme raketore.

Rivne është rreth 210 kilometra (130 milje) në verilindje të Lviv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat