Schroder refuzon detyrën në “Gazprom”

Bota

Schroder refuzon detyrën në “Gazprom”

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:19
Gerhard Schroder

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder, i kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë, ka refuzuar ofertën për të qenë pjesë e bordit të kompanisë ruse të energjisë “Gazprom”, sipas një postimi në Linkedin.

Schroder tha se ai e kishte njoftuar “Gazprom” shumë kohë më parë se nuk ishte i interesuar për emërimin. “Unë ia kam thënë tashmë kompanisë”, tha ai.

Refuzimi i Schroder për të ndërprerë lidhjet e tij të biznesit me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë, ka zemëruar shumë individë në të gjithë spektrin politik në Gjermani.

Javën e kaluar, koalicioni qeverisës i Gjermanisë, i udhëhequr nga Socialdemokratët (SPD), që Schröder drejtonte dikur, vendosi të reduktojë privilegjet e tij speciale si ish-kancelar pas pushtimit rus të Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat