“Nuk ka bisedime” për referendum

Bota

“Nuk ka bisedime” për referendum

Nga: A.SH Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:08
Volodymyr Zelensky

Nënkryetari i administratës së instaluar nga Rusia në Kherson të pushtuar ka thënë se nuk do të ketë një referendum për bashkimin zyrtar me Rusinë derisa luftimet të ndalojnë në zonë dhe në rajonet e afërta të Odesës dhe Mykolaiv, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Kirill Stremousov tha se "nuk ka bisedime për një referendum", por se "ne do të njoftojmë më vonë kur të zhvillohet një lloj votimi ose plebishiti(referendumi)".

Zyrtarët ukrainas paralajmëruan më parë se administratorët e emëruar nga Rusia po përgatiteshin për një votim të rremë për të marrë nën kontroll pjesë të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat