Bjellorusia ‘ndihet’ e rrezikuar nga NATO, Putini reagon menjëherë – i premton ndihma me sisteme raketore

Bota

Bjellorusia ‘ndihet’ e rrezikuar nga NATO, Putini reagon menjëherë – i premton ndihma me sisteme raketore

Nga: A.M Më: 26 qershor 2022 Në ora: 06:16
Vladimir Putin

Rusia do t'i japë Bjellorusisë sistemet raketore Iskander-M brenda pak muajsh, njoftoi Vladimir Putin në një takim televiziv me Presidentin Alexander Lukashenko, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Duke folur nga Shën Petersburgu, Lukashenko i tha homologut të tij rus se Minsku ishte i shqetësuar për politikat "agresive", "konfrontuese" dhe "pranuese" të fqinjëve të tij, Lituanisë dhe Polonisë.

Ai i kërkoi Putinit që të ndihmonte Bjellorusinë të jepte një "përgjigje simetrike" ndaj atyre që ai tha se ishin fluturime të armatosura bërthamore nga NATO pranë kufijve të Bjellorusisë dhe të ndihmonte që aeroplanët ushtarakë të vendit të jenë të aftë për armë bërthamore.

“Minsk duhet të jetë gati për çdo gjë, madje edhe përdorimin e armëve serioze për të mbrojtur atdheun tonë nga Bresti në Vladivostok”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat