​Katër shpërthime në qendër të Kievit

Bota

​Katër shpërthime në qendër të Kievit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një person u vra dhe pesë u plagosën kur predha goditën një ndërtesë banimi dhe një kopsht fëmijësh në Kiev, në sulmet që presidenti amerikan Joe Biden i quajti barbare në ditën e hapjes së samitit të G7 në Evropë, në të cilin liderët botërorë do të diskutojnë sanksionet e reja kundër Moskës zyrtare.

Katër shpërthime tronditën qendrën e Kievit në orët e hershme të mëngjesit, në sulmin e parë të tillë në qytet në pak javë.

Më vonë gjatë ditës, dy shpërthime të tjera u dëgjuan në periferi jugore të qytetit.

“Rusët goditën sërish Kievin. Predhat kanë dëmtuar objektin e banimit dhe kopshtin e fëmijëve”, tha përfaqësuesi i zyrës së presidentit, Andrej Jermak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat