Putin do të marrë pjesë në samitin e G20

Bota

Putin do të marrë pjesë në samitin e G20

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2022 Në ora: 22:01
Vladimir Putin

Presidenti rus Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi këtë nëntor, thotë një këshilltar i Kremlinit.

"Ne kemi marrë ftesën zyrtare... dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë," u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai thotë se me "shumë kohë" para samitit, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shton Ushakov.

Gjatë pandemisë Covid në tetor, Putin iu bashkua samitit të G20 në Romë përmes video-lidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat