Në Australi rritet numri i jofetarëve

Bota

Në Australi rritet numri i jofetarëve

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një anketim pesëvjeçar mbi popullatën e Australisë ka treguar se vendi po kalon në ndryshime në aspektin shoqëror.

Popullsia e vendit u rrit në 25.5 milionë në sondazhin e vitit 2021 – 2.1 milionë më shumë që nga viti 2016 – dhe të ardhurat mesatare ishin pak më të larta.

Për herë të parë, më pak se gjysma e australianëve (44 për qind) identifikohen si të krishterë, tha Byroja Australiane e Statistikave (ABS). Pak më shumë se 50 vjet më parë, proporcioni ishte rreth 90 për qind.

Megjithëse krishterimi mbetet feja më e madhe, ai ndiqet nga afër nga ata që nuk kanë fare fe. Ky grup është rritur në 39 për qind, nga sa ishte 9 për qind.

Hinduizmi dhe Islami janë fetë me rritje më të shpejtë në Australi, por secila për momentin kanë përqindje vetëm 3 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat