Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, Scholz: NATO do të vazhdojë ta furnizojë me armë

Bota

Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, Scholz: NATO do të vazhdojë ta furnizojë me armë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:05
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se shtetet anëtare të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë për sa kohë të jetë e nevojshme, në mënyrë që të vetëmbrohet nga agresioni brutal i Rusisë.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson thanë nisje të samitit se Rusia ndryshe nga sa kishte shpresuar, me luftën në Ukrainë do të ketë më shumë NATO në kufijtë e saj.

Rusia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës me këtë luftë brutale. Për këtë arsye është e drejtë që shtetet takohen këtu edhe me qëllimin për të ndihmuar Ukrainën të vetëmbrohet; përmes mjeteve financiare, humanitare por edhe armëve të cilat i duhen urgjentisht.

Mesazhi ynë është: Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa te jete e nevojshme, në mënyrë qe vendi të mund të mbrojë veten”, tha kancelari gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat