Putin thotë se Finlanda dhe Suedia mund ‘të ecin përpara’ dhe t’i bashkohen NATO-s, por bën “një paralajmërim”

Bota

Putin thotë se Finlanda dhe Suedia mund ‘të ecin përpara’ dhe t’i bashkohen NATO-s, por bën “një paralajmërim”

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:47
Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

“Me Suedinë dhe Finlandën, ne nuk i kemi problemet që kemi me Ukrainën. Ata duan të anëtarësohen në NATO, le të vazhdojnë”, citohet të ketë thënë Putin për televizionin shtetëror rus pas bisedimeve me krerët rajonalë në shtetin ish-sovjetik të Azisë Qendrore, Turkmenistan.

“Por ata duhet të kuptojnë se nuk ka pasur asnjë kërcënim më parë, ndërsa tani, nëse kontingjentet ushtarake dhe infrastruktura vendosen atje, ne do të duhet të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë dhe të krijojmë të njëjtat kërcënime për territoret nga të cilat krijohen kërcënimet ndaj nesh”.

Ai tha se ishte e pashmangshme që marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin të përkeqësoheshin për shkak të anëtarësimit të tyre në NATO.

“Gjithçka ishte mirë mes nesh, por tani mund të ketë disa tensione, sigurisht që do të ketë”, ka thënë më tej ai. “Është e pashmangshme nëse ka një kërcënim për ne”.

Ndryshe, siç është bërë e ditur të enjten, Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht të martën protokollet e tyre të pranimit për t’iu bashkuar NATO-s.

Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat