Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Bota

Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:27
Protesta në Libi

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës.

Imazhet e postuara në internet treguan tym ndërsa demonstruesit digjnin goma jashtë.

Ka pasur protesta edhe në qytete të tjera kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat