Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

Bota

Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:35
Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

Në Palazzo della Cancelleria të Vatikanit u bë prezantimi i monedhës së argjendtë të bamirësisë Papale për të ndihmuar Ukrainën.

Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar të nderuar, përfaqësues të ambasadave në Selinë e Shenjtë dhe artistë të Teatrit të Operas dhe Baletit në Kharkiv.

Gjatë prezantimit, të gjithë mund të blinin monedhat e reja.

“Fondet e marra nga shitja e monedhës, me vlerë 50 euro, do të drejtohen në iniciativat e Papa Françeskut për të ndihmuar popullin e Ukrainës të prekur nga lufta”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat