Australia përballet me vërshime

Bota

Australia përballet me vërshime

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Afër 50,000 personave u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, teksa vërshimet kanë goditur qytetin më të madh australian, Sidnej, për të tretën herë me radhë gjatë këtij viti.

Disa pjesë të Sidnejit janë përballur me reshje të mëdha të shiut në katër ditët e fundit.

Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, teksa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Vërshimet në mbarë Australinë – që janë nxitur nga fenomeni i motit i njohur si La Niña – kanë vrarë mbi 20 persona gjatë këtij viti.

Mbi 100 evakuime janë urdhëruar në mbarë Sidnejin për shkak të emergjencës aktuale me vërshime.

Edhe qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar që të përgatiten që të evakuohen, për shkak se disa lumenj të mëdhenj janë vërshuar.

Reshje të shiut pritet të ketë edhe të martën në Sidnej, por po ashtu është parashikuar që të ketë erëra të fuqishme, që rrisin rrezikun e rrëzimit të drunjve dhe shtyllave elektrike.

“Emergjenca ende nuk kanë kaluar”, tha ministrja e Emergjencave, Stephanie Cook.

Ekspertët thonë se vërshimet janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nga fenomeni i motit La Niña. La Niña shkakton erëra të fuqishme në zonat e Paqësorit deri në Indonezi./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat