“Princi i errët”/ Policia ukrainase sekuestron avionin dhe helikopterin e mikut të ngushtë të Putinit

Bota

“Princi i errët”/ Policia ukrainase sekuestron avionin dhe helikopterin e mikut të ngushtë të Putinit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Një helikopter dhe një avion privat që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus Vladimir Putin, u janë dorëzuar autoriteteve në Kiev, sipas policisë ukrainase.

Siç shkruan Sky News, aeroplani është në pronësi të Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.

Në një postim në Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se  i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.

Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.

I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat