Zelensky e jep një koment për dorëheqjen e Johnson

Bota

Zelensky e jep një koment për dorëheqjen e Johnson

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:54
Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka besim se politika e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti, pavarësisht dorëheqjes së Boris Johnson.

Johnson ka qenë një “mik i vërtetë i Ukrainës”, tha Zelenskiy në një intervistë për CNN, duke shtuar se Ukraina ka fituar shumë nga marrëdhënia e saj me Johnson, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake.

Zelensky mezi priste të fliste me Johnson për të mësuar më shumë rreth detajeve të dorëheqjes së tij, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat