“Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë!”/ Takimi i dytë jashtë Rusisë, ku do të bëhen bashkë Putin dhe Erdogan

Bota

“Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë!”/ Takimi i dytë jashtë Rusisë, ku do të bëhen bashkë Putin dhe Erdogan

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:28
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Vladimir Putin do të dalë për herë të dytë jashtë Rusisë, që prej fillimit të luftës, pasi do të udhëtojë në Teheran ku do të takohet me homologun vendas, Ebrahim Raisi dhe atë turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Politico.

Sipas Kremlinit, takimi do të mbahet më 19 korrik.

“Udhëtimi i Presidentit Putin në Teheran po përgatitet. Do të ketë një takim me krerët e shteteve garantuese të procesit të Astanës, një proces që synon promovimin e rregullimit të situatës në Siri”. Putin, Raisi dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim me njëri-tjetrin”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Shefi i Komisionit Ekonomik të Parlamentit iranian, Mohammadreza Pour-Ebrahimi, tha për agjencinë ruse të lajmeve, IRNA, se Putin do të mbërrijë në Iran për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve, mes të cilëve është krijuar një atmosferë pozitive.

Lajmi për takimin vjen në një kohë kur zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë raportuar se Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me dronë ushtarakë, për t’i përdorur gjatë ofensivës së saj në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se informacionet e siguruara nga SHBA-ja sugjerojnë se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat