Lideri i opozitës ruse arrestohet për përhapjen e lajmeve të rreme

Bota

Lideri i opozitës ruse arrestohet për përhapjen e lajmeve të rreme

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:19
Ilya Yashin

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e Ilya Yashin, një lider i opozitës dhe kritik i Kremlinit, me dyshimin për "përhapje të informacionit të rremë" në lidhje me luftën në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Meduza.io raportoi se 39-vjeçari tani përballet me 15 vjet burg.

Akuzat erdhën pasi Yashin bëri një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube, ku ai foli për vrasjen e qindra civilëve në periferi të Kievit, Bucha.

Të premten, ligjvënësi komunal Aleksey Gorinov u bë rus i parë që u dënua me shtatë vjet burg për "përhapje informacioni të rremë" rreth luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat