Lokalet pa alkool pas pandemisë

Bota

Lokalet pa alkool pas pandemisë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e bllokimeve gjatë pandemisë së koronavirusit ishte se më shumë njerëz filluan të konsumonin më shumë alkool. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për shqetësime të përkeqësuara shëndetësore dhe një rritje të sjelljeve të rrezikshme.

Bari “Awake” në Denver të Kolorados, duket si shumica e pikave të tjera të pijeve, por me një ndryshim të madh: nuk ka alkool.

"Ne nxisim një mënyrë jetese pa alkool dhe mirëpresim këdo që është i gatshëm të mos pijë", thotë menaxherja e barit, Grace Mestecky.

Duke pirë "mocktails" dhe alternativa të tjera të alkoolit, shumë klientë të rregullt flasin për daljen nga izolimi social dhe stresi që çoi në konsumimin e më shumë pijeve alkoolike gjatë pandemisë.

"Ne duam të sigurohemi që të gjithë të ndihen plotësisht të sigurt dhe mirë në këtë hapësirë. Ne kemi shumë aktivitete me tema sociale në këtë bar, thjesht pa alkool. Kemi natën e beqarëve, çdo të mërkurë, në mënyrë që njerëzit të mund të dalin jashtë dhe të takojnë njerëz të tjerë, pa patur nevojë të konsumojnë alkool", thotë menaxherja e barit, Grace Mestecky.

Klienti Taylor Brenner thotë se netët e muzikës “live” të enjten dhe të premten bëjnë që mos pirja e alkoolit të ndihet më pak jashtë normave sociale në SHBA.

"Unë nuk kam pirë alkool për një vit e dy muaj. Kur ndalon pirjen padyshim të mungon jeta sociale, kështu që është mirë të kesh një vend ku mund të shkosh dhe të shoqërohesh dhe të mos ndjesh presion për të pirë", thotë ai.

Heqja e alkoolit nga jeta sociale është gjithashtu një lehtësim për disa nga punonjësit e barit.

"Më pëlqen mjedisi. Më pëlqen fakti që nuk shqetësohem se po marr ndonjë koment të papërshtatshëm", thotë menaxherja e mediave sociale Jaclyn Church.

Megan Owner thotë se bari i ka ndryshuar jetën.

"Mund të tingëlloj pak dramatike, por puna këtu me të vërtetë më ka shpëtuar jetën. Jam në një mjedis ku mund të jem ende vetvetja, të jem krijuese, të shijoj pijet dhe t'i bëj të tjerët të lumtur me këto pije, por duke mos pasur një efekt anësor negativ.

Për klientin Taylor Abrego, bari “Awake” ndihmon në ndryshimin e perceptimit se të dalësh dhe të argëtohesh do të thotë të pish alkool.

"Nuk kam pirë alkool për katër vjet dhe është kaq emocionuese të kesh një vend për t'u qetësuar dhe për t'u shoqëruar me miqtë jo nën presionin për të pirë. Thjesht më duket shumë qetësues ky vend", thotë Taylor Abrego.

Me më shumë bare që ofrojnë alternativa joalkoolike për të tërhequr klientët që nuk duan alkool, pronarët e barit “Awake” po kërkojnë të hapin degë të reja në pjesë të tjera të Kolorados, me synimin për t'u zgjeruar edhe jashtë këtij shteti./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat