McDonald’s do të rihapet në Ukrainë

Bota

McDonald’s do të rihapet në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

McDonald's Corp ka njoftuar se po planifikon të rihapë restorantet e saj në Ukrainë gjatë muajve të ardhshëm, në një shenjë të hershme të kthimit të bizneseve perëndimore në vend ndërsa konflikti vazhdon, përcjell Bota sot.

“Pas konsultimeve dhe diskutimeve të gjera me zyrtarë ukrainas, furnitorë dhe specialistë të sigurisë, dhe duke marrë parasysh kërkesën e punonjësve tanë për t'u kthyer në punë, ne kemi vendosur të krijojmë një plan me faza për të rihapur disa restorante në Kiev dhe Ukrainën perëndimore” Paul Pomroy. Kreu i McDonald's i tregjeve të operuara ndërkombëtare, tha në një mesazh për punonjësit.

Kompania, e cila mbylli të gjitha vendet e saj në Ukrainë dhe Rusi në mars, tha se po punonte me furnitorët për të dorëzuar produktet dhe për të sjellë punonjësit në vend me protokolle të përmirësuara të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat