E rëndë, sulmohet me thikë shkrimtari i njohur teksa po mbante fjalim

Bota

E rëndë, sulmohet me thikë shkrimtari i njohur teksa po mbante fjalim

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:46 Përditësuar në ora: 19:06 më 12.08.2022
Salman Rushdie është sulmuar ditën e sotme me thikë

Publikohen pamjet pak çaste pasi theret me thikë shkrimtari i njohur

Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë, derisa po qëndronte në skenë në Nju Jork. Gjendja e tij nuk dihet akoma.

Mediumi Nexta ka publikuar pamje nga momenti pasi theret me thikë shkrimtari Rushdie.

Krahas videos thuhet se libri i tij ‘Vargjet Satanike’ është i ndaluar në Iran, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva duke kërkuar vdekjen e autorit. Ndërsa, raportohet se mjekët amerikanë po luftojnë për jetën e Rushdie.

Kush është autori që u sulmua me thikë gjatë një seminari në Nju Jork

Salman Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua në skenë gjatë një eventi në Nju Jork, sipas një dëshmitari që foli për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një burrë nxitoi në skenën e Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut dhe sulmoi Rushdie teksa po prezantohej, tha dëshmitari. Sulmuesi mësohet se është ndalur në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e Salman Rushdie.

"Ne kemi të bëjmë me një situatë emergjente. Nuk mund të ndaj detaje të mëtejshme në këtë moment," tha një zëdhënës i Institutit Chautauqua kur u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje muslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, "Vargjet Satanike", për të cilin disa muslimanë thanë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Një vit më vonë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, asokohe lideri suprem i Iranit, shpalli një “fetva”, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin shkrimtarin për blasfemi.

Irani më vonë u tërhoq nga urdhri dhe Rushdie ka jetuar relativisht i pashqetësuar në vitet e fundit.

Rushdie ishte në Institutin Chautauqua për të marrë pjesë në një diskutim rreth shërbimit të Shteteve të Bashkuara si azili për shkrimtarët dhe artistët në mërgim dhe "si një shtëpi për lirinë e shprehjes krijuese", sipas faqes së internetit të institucionit.

Agjencia Wylie, e cila përfaqëson Rushdie, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

E rëndë, sulmohet me thikë shkrimtari i njohur teksa po mbante fjalim

Novelisti i famshëm Salman Rushdie është sulmuar ditën e sotme me thikë.

Ai u sulmua teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua në Nju Jork kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga myslimanët, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat