Burns për herë të parë flet për bisedat e nxehta me kinezët rreth vizitës së Pelosit në Tajvan

Bota

Burns për herë të parë flet për bisedat e nxehta me kinezët rreth vizitës së Pelosit në Tajvan

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 06:33
Nicholas Burns

Kina duhet që të bind pjesën tjetër të botës që nuk është një “vend jo stabil” dhe do të jetë paqësore në veprimet e saj në ngushticën e Tajvanit, ka thënë ambasadori i SHBA në Kinë, Nicholas Burns në intervistën e tij të parë prej që u emërua ambasadorë.

Burns ka folur me maturi për reagimet e Pekinit në lidhje me vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në fillim të këtij muaji, gjatë së cilës Kina ju përgjigj me një stërvitje të madhe ushtarake rreth ishullit që është i pavarur dhe për një moment pezulloi komunikimin diplomatik me SHBA.

“Ne nuk besojmë që duhet të këtë krizë në marrëdhëniet SHBA-Kinë pas vizitës – vizitës paqësore – të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Tajvan…kjo ishte një krizë e prodhuar nga qeveria në Pekin. Ishte një mbireagim”, tha Burns për CNN të premten nga ambasada e SHBA-ve atje.

Tani “i takon qeverisë këtu në Pekin ta bindë tërë botën që ata do të veprojnë në mënyrë paqësore në të ardhmen”, tha ambasadori.

“Mendoj se ka shumë shqetësim në tërë botën që Kina është bërë një agjent i jostabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe kjo nuk është në interesin e askujt”.

Buns, një diplomat karriere dhe ish ambasador i SHBA-ve në NATO, arriti në Pekin në mars për të marrë atë që mund të konsiderohet posti më i rëndësishëm diplomatik  – që synon forcimin e lidhjeve SHBA-Kinë që tashmë janë të tendosura mbi një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat e njeriut në Kinë, praktikat tregtare dhe zgjerimin e saj ushtarak drejt Detit Jugor të Kinës.

Kufizimet e rrepta të Kinës kundër Covid-19 po ashtu kanë reduktuar udhëtimet diplomatike brenda dhe jashtë Kinës, duke e vënë kështu Burns në frontin e parë të trajtimit të këtyre marrëdhënieve gjithnjë e më të vështira të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Kjo ishte e qartë edhe në natën e dy gushtit, kur Burns mori një thirrje për një takim me zëvendës ministrin e jashtëm të Kinës, Xie Fent në atë çfarë ai e përshkruan si momentin e saktë të kohës kur avioni që transportonte Pelosin dhe delegacionin e saj të kongresit ateroi në Taipei.

“Në patëm një takim shumë të vullnetit të mirë, do të thoja kontestues”, tha Burns, derisa përshkruan detajet për herë të parë të këtij diskutimi, i cili ishte konfirmuar si nga Washingtoni, ashtu edhe në Pekin”.

“E mbrojta kryetaren. E mbrojta të drejtën e saj për të udhëtuar në Tajvan. E mbrojta paqen dhe stabilitetin që ne e ruajmë në ngushticën e Tajvanit për afërsisht gjashtë dekada”, tha Burns, duke shtuar që ai e sfidoi Xie-në që ta sigurojë atë që Qeveria Kineze të veprojë në atë mënyrë që ta “promovojë paqen dhe stabilitetin”.

Në vend të kësaj, thotë Burns, Pekini projektoi përgjigjën e tyre ndryshe, përfshirë dërgimin e raketave mbi Tajvan për të “frikësuar dhe detyruar autoritetet e Tajvanit të veprojnë ndryshe” dhe “filloi një fushatë globale” duke e akuzuar SHBA në atë së ata janë fajtorët për jostabilitetin në Ngjushticën e Tajvanit.

“Ne kemi qenë shumë, shumë të qartë për në politikat tona. Çështja është – a do të reagojë një qeveri në mënyrë agresive dhe të dhunshme për ta prishur paqen? Kjo duhet t’i shqetësojë të gjithë në botë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat