​I dërguari i Papa Françeskut në Ukrainë sulmohet me armë zjarri gjatë misionit humanitar

Bota

​I dërguari i Papa Françeskut në Ukrainë sulmohet me armë zjarri gjatë misionit humanitar

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Kardinali Konrad Krajewski, një i dërguar i Papa Françeskut në Ukrainë, u përfshi në një të shtëna pasi ngarkoi një autobus me ndihma me dy peshkopë të tjerë.

Gjatë njërës nga Qetapat, grupi u godit nga të shtënat me armë zjarri dhe kardinali, por së bashku me të tjerët, arritën të shpëtonin.

“Për herë të parë në jetën time nuk dija nëse do të shpëtoja“ tha kardinali nga Zaporizhzhia, duke konfirmuar se është mirë.

Kardinali Konrad Krajewski është prefekt i dikasterit për shërbimin e bamirësisë dhe është në misionin e tij të katërt në Ukrainë. Lajmi për përfshirjen e tij në një të shtëna u raportua nga Vatican News.

"Ne jemi gjallë" - tha Krajewski përmes një mesazhi sigurie për gjendjen e tij pas sulmit në kolonën që ai drejtoi për të sjellë ndihma në vijën e parë.

Mesazhi u shoqërua me imazhin e flamurit të Ukrainës, atë të një luleje dhe një seri fotografish të kardinalit që shpërndante ndihma për banorët vendas.

Krajweski është "krahu i bamirësisë" i Françeskut: ai personalisht kujdeset për këtë të fundit, duke sjellë ndihma dhe madje duke rrezikuar jetën e tij, siç ndodhi në Ukrainë.

Gjatë epidemisë së Covid-it ai nuk e kurseu veten, duke u infektuar me virusin dhe u shtrua në Poliklinikën Gemelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat