Lirohet nga posti zv/ministri i Mbrojtjes i Kremlinit, sukseset ushtarake të Ukrainës ekspozoi të metat logjistike ruse

Bota

Lirohet nga posti zv/ministri i Mbrojtjes i Kremlinit, sukseset ushtarake të Ukrainës ekspozoi të metat logjistike ruse

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjenerali më i lartë i logjistikës i Rusisë është zëvendësuar, pasi sukseset ushtarake ukrainase ekspozuan të metat logjistike në ushtrinë ruse.

Gjenerali Dmitry Bulgakov është liruar nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram.

60 vjeçari Mizintsev është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit në maj.

Disa analistë besojnë se logjistika është lidhja e dobët në ushtrinë ruse. Ajo do të përballet me sfida të mëtejshme pas thirrjes së 300.000 rezervistëve nga i gjithë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat