Scholz: Gjermania dhe BE-ja do të trajnojnë mbi 5.000 ushtarë ukrainas deri në pranverë

Bota

Scholz: Gjermania dhe BE-ja do të trajnojnë mbi 5.000 ushtarë ukrainas deri në pranverë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 07:22
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar se Gjermania dhe Bashkimi Evropian deri në pranverë do të trajnojnë mbi 5.000 ushtarë ukrainas, shkroi të enjten Anadolu Agency.

Gjatë fjalimit të tij para ligjvënësve në samitin e liderëve të BE-së të enjten, Scholz tha se vendet evropiane do të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën pas sulmeve të fundit të Rusisë.

“Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur për një mision të ri trajnimi për rreth 15 mijë ushtarë ukrainas në BE. Një nga dy selitë do të jetë në Gjermani. Deri në pranverë, ne do të trajnojmë një brigadë të plotë me mbi 5.000 ushtarë. Me këtë, ne po theksojmë gatishmërinë tonë për të ofruar mbështetje afatgjate për ndërtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman dënoi sulmet e fundit ushtarake të Rusisë dhe tha se sulmet e qëllimshme ndaj popullatës civile janë krime lufte.

Ai gjithashtu theksoi se Gjermania do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të forcojë mbrojtjen kundër sulmeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat