Rusia njofton shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës me Ukrainën

Bota

Rusia njofton shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës me Ukrainën

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:04
Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një raund tjetër të shkëmbimit të të burgosurve të luftës me Ukrainën.

Tridhjetë e pesë ushtarakë janë kthyer nga Ukraina si rezultat i shkëmbimit, tha Ministria në një deklaratë.

“Ushtarët e liruar do të fluturojnë në Moskë me avion transporti ushtarak të Forcave Ajrore Ruse për t’iu nënshtruar trajtimit dhe rehabilitimit në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes ruse”, thuhet në deklaratë.

“Të gjithë të liruarve u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, njoftohet më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat