Zelensky: 6 milionë familje ukrainase pa energji elektrike

Bota

Zelensky: 6 milionë familje ukrainase pa energji elektrike

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, pas sulmeve masive me raketa që kanë goditur vendin këtë javë.

“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Numri i familjeve të prekura është ulur përgjysmë që nga e mërkura”, shtoi ai. Por, miliona njerëz kanë mbetur pa dritë, ujë apo nxehtësi me fillimin e dimrit.

Zelensky tha se kryeqyteti dhe rajoni përreth tij janë ndër më të prekurit nga sulmet. Ai tha se shumë banorë në qytet kanë qenë pa energji "për 20 apo edhe 30 orë".

Ai deklaroi se zona të tjera ndër më të prekurat janë rajonet e Odesës, në jug, Lviv në perëndim, si dhe Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk që janë më qendrore.

"Nëse nuk keni ndërprerje të energjisë, kjo nuk do të thotë se problemi ka mbaruar. Ju lutem, nëse keni energji elektrike, kjo nuk do të thotë se mund të ndizni disa pajisje elektrike të fuqishme në të njëjtën kohë.", u shpreh ai.

“Duhet të durojmë këtë dimër, një dimër që do ta kujtojnë të gjithë”, tha ai, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë vazhdimisht se duke synuar infrastrukturën civile kritike, Rusia po kryen krime lufte - një akuzë e mohuar nga Moska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat