Pamjet e Mariupolit para pushtimit të Rusisë

Bota

Pamjet e Mariupolit para pushtimit të Rusisë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:33
Mariupoli

Pamjet janë shfaqur të qytetit port të Mariupolit në prag të vitit 2022 të vitit të kaluar.

Skenat – të cilat u filmuan dy muaj para pushtimit të Rusisë – tregojnë ndërtesa të zbukuruara, pemët e Krishtlindjeve dhe ndriçim në të gjitha rrugët e qytetit.

Mariupol ka qenë një ndër objektivat kryesore të presidentit rus, Vladimir Putin që nga fillimi i luftës dhe qyteti është shkatërruar pasi u vu nën një breshëri sulmesh.

Para luftës, Mariupol kishte një popullsi prej rreth 400 mijë banorësh, por kjo ka rënë në mënyrë dramatike në më pak se një të katërtën e popullsisë fillestare.

Theksojmë se qytetit është i pushtuar që nga muaji maj i këtij viti, ku ka pësuar shumë dëmtime dhe është bërë i pabanueshëm për shumë banorë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat