LIVE: Urdhëroi armëpushim 36 orë, Zelensky i përgjigjet thirrjes së Rusisë: Lufta do të përfundojë kur…

Bota

LIVE: Urdhëroi armëpushim 36 orë, Zelensky i përgjigjet thirrjes së Rusisë: Lufta do të përfundojë kur…

Nga: Bota sot Më: 5 janar 2023 Në ora: 07:03 Përditësuar në ora: 12:54 më 05.01.2023
Volodymyr Zelensky

Perëndimi do t’i dhurojë Ukrainës autoblinda

Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas, Donjeck, aleatët perëndimorë të Kievit duket se po lëvizin drejt ofrimit të autoblindave të avancuara për ushtrinë ukrainase.

Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra të ofruara nga ushtria ukrainase.Teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë, presidenti amerikan, Joe Biden, më 4 janar konfirmoi se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të makinave luftarake të këmbësorisë, Bradley. Makina M2 Bradley është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1981 dhe SHBA-ja ka mijëra makina të tilla në dispozicion.

Në ditët në vijim, Uashingtoni pritet të njoftojë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Komentet e Bidenit vijnë pasi një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, Franca zbuloi se do t’i dhurojë Ukrainës makina të blinduara të llojit AMX-10 RC.Reuters citoi një zyrtar të paidentifikuar francez të ketë thënë se “kjo është hera e parë që makina të blinduara, të prodhuara në Perëndim, po i jepen ushtrisë ukrainase”. Megjithatë, për këto dërgesa nuk dihen më shumë detaje.

Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster. Këto makina të blinduara janë kundër minave tokësore.

Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara, veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams, dhe tanket luftarake gjermane, Leopard.

“Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Një zyrtar i lartë amerikan tha më 4 janar se luftimet përreth Bahmutit janë “ende intensive” dhe parashikoi që luftimet “do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim”.

Zyrtarët ukrainas ditëve të fundit kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet njëvjetorit.

“Ka shumë tregues që na japin arsye të themi se ata do të bëjnë edhe një përpjekje në shkurt”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës.

Ndërkaq, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se për shkak të numrit të lartë të viktimave nga luftimet intensive që po vazhdojnë, Rusia ka të ngjarë që të nisë një mobilizim të dytë ushtarak në çerekun e parë të këtij viti.

Në dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk ka nevojë për mobilizim të mëtejmë.

 

Ukraina kërkon më shumë tanke për të luftuar Rusinë

Aleatët perëndimorë kanë ofruar automjete të blinduara luftarake për Ukrainën, por jo tanke më të rënda që ajo ka kërkuar për të luftuar Rusinë, ndërsa Uashingtoni parashikoi se luftimet intensive do të vazhdojnë për muaj të tërë në vijën e frontit lindor.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy se qeveria e tij do të dërgonte automjete të lehta luftarake AMX-10 RC për të ndihmuar përpjekjet e saj luftarake, tha një zyrtar francez të mërkurën pas një telefonate mes tyre.

Ndërsa zyrtari tha se këto do të ishin automjetet e para të blinduara perëndimore të dorëzuara në Ukrainë, Australia i ka dhënë Kievit 90 nga automjetet e saj Bushmaster, një njësi të blinduar të ngurtësuar kundër minave tokësore dhe kërcënimeve të tjera.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të mërkurën se Uashingtoni po shqyrtonte dërgimin e automjeteve luftarake Bradley në Ukrainë. Qytetet janë shkatërruar, miliona njerëz të zhvendosur dhe dhjetëra mijëra të vrarë që nga pushtimi rus në shkurt.

Automjeti i blinduar Bradley, i cili ka një armë të fuqishme, ka qenë një element kryesor i ushtrisë amerikane për të transportuar trupa nëpër fushat e betejës që nga mesi i viteve 1980. Ushtria amerikane ka mijëra Bradley dhe ata do t’i jepnin Ukrainës më shumë fuqi zjarri në fushën e betejës dhe do të forconin aftësinë e saj në luftë.

Megjithatë, Biden nuk po dërgon tanket Abrams që Ukraina ka kërkuar. Kievi u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve perëndimorë mjete luftarake më të rënda, si tanket “Abrams” dhe “Leopard” të prodhimit gjerman. Zelensky tha se ka nevojë për mjete më të rënda.

“Kjo është diçka që dërgon një sinjal të qartë për të gjithë partnerët tanë. Nuk ka asnjë arsye racionale pse Ukraina nuk është furnizuar ende me tanke perëndimore,” tha ai. 

Luftëtarë të huaj në batalionin ndërkombëtar të Karpateve

Të shumtë janë shtetasit e huaj që i janë bashkuar luftës në Ukrainë kundër Rusisë. Nje pjesë e tyre edhe pse numri i saktë nuk dihet, shërbejnë në Batalionin ndërkombëtar të Karpateve.

Komandanti i Batalionit të Karpateve, i njohur me nofkën e luftës SVAT, thotë se këta luftëtarë të ardhur nga e gjithë bota janë shumë të rëndësishëm në vijën e frontit.

Ata janë të gatshëm gjithmonë dhe kanë sjelljen e duhur, ata duan të luftojnë. 60% e tyre kanë treguar aftësi të mira në luftime. Ata na mbështesin ne dhe i përmbushin detyrat ndërsa janë fjalëpakë. Ne jemi gjithmonë gati për luftë. Përpara se ti rekrutojmë, ne i bëjmë një intervistë dhe i japim një kontratë për të firmosur.

Vetëm atëherë ata nisin shërbimin në batalion. Një nga ushtarët e huaj që shërbejnë në batalionin ndërkombëtar të Karpateve është një 41-vjeçar nga Kolumbia.

Kjo është një luftë tërësisht e ndryshme nga ajo që bëhet në Kolumbi. Nuk mund të krahasohet pasi këtu ka shumë artileri, raketa dhe bomba inteligjente, është tërësisht ndryshe. Po provojmë të mbijetojmë dhe të largojmë Rusinë nga Ukraina.

Batalioni ndërkombëtar i Karpateve u formua në vitin 2014 menjëherë pas aneksimit të rajonit të Donjetskut nga Rusia. Batalioni nisi të formohej me vullnetarë, por tani janë përfshirë zyrtarisht në Forcat e armatosura të ushtrisë ukrainase.

Ukrainë: Më shumë se 60% e qytetit të Bakhmutit u shkatërrua

Zyrtari ukrainas Pavlo Kirilenko tha sot se mbi 60% e Bakhmut, një qytet në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, është shkatërruar deri më tani. Ai shtoi se dy civilë u vranë sot gjatë bombardimeve.

“Armiku po përpiqet të hyjë në qytet, por ata nuk ia dalin. Pasi ata përparuan, ne i kthyem në pozicionet e tyre të mëparshme jashtë kufijve të qytetit. Në fakt, ata tani janë në një zonë të shkatërruar, e cila gjithashtu kontribuon në rritjen e tyre të madhe. humbje ushtarake”, tha Kirilenko për televizionin ukrainas, shkruan CNN.

Pas sulmeve ruse, Bakhmut është pothuajse tërësisht i rrënuar, por ende nuk është pushtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat