Stoltenberg vlerëson ndihmën që Norvegjia ia ka bërë Ukrainës

Bota

Stoltenberg vlerëson ndihmën që Norvegjia ia ka bërë Ukrainës

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:39
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka çmuar ndihmën financiare dhe ushtarake që Norvegjia ia ka bërë Ukrainës.

“E mirëpres ndihmën mjaft domethënëse financiare, humanitare dhe ushtarake të Norvegjisë për Ukrainën”, është shprehur Stoltenberg, pas dërgesës së tetë Leopardëve gjermanë, raporton Euronews.

“Ndihma përfshin sisteme mbrojtëse ajrore, tanke, artileri dhe municion. Duhet të vazhdojmë që t’i sigurojmë Ukrainës atë që ka nevojë të triumfojë”.

Norvegjia kishte njoftuar në janar se do të kontribuojë me donacion tankesh drejt Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat