“Ukraina të ndalë luftën”, këshilltari i Zelenskyt i përgjigjet Lukashenkos

Bota

“Ukraina të ndalë luftën”, këshilltari i Zelenskyt i përgjigjet Lukashenkos

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:21
Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak ka reaguar pas deklaratës së presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Podolyak deklaroi sot se ‘çdo armëpushim nga ushtria e Ukrainës, nënkupton të drejtën e Rusisë për të qëndruar në territoret e pushtuara’.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ukraina ka të drejtë të lëvizë trupa dhe pajisje në territorin e saj siç e sheh të nevojshme”, tha ai.

Më konkretisht Lukashenko paralajmëroi sot se një luftë bërthamore po “shfaqet në horizont” për shkak të mbështetjes së NATO-s për Kievin, teksa këmbënguli se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i frikësohet humbjes në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat