Zelensky: Më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan nga sulmi në Slovyansk

Bota

Zelensky: Më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan nga sulmi në Slovyansk

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:27
Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan në sulmin e djeshëm me raketa në qytetin Slovyansk në rajonin e Donetskut.

Sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, shtatë raketa S-300 u shkrepën në qytet.

Deri të shtunën vonë, u bë e ditur për 11 të vdekur dhe 21 të lënduar. Gjithashtu u raportua se katër të tjerë mund të jenë nën rrënoja.

Policia e Patrullës ka publikuar një video të minutave të para pas granatimeve të djeshme ruse të Slovyanskut. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat