Suedia dëbon pesë diplomatë rusë

Bota

Suedia dëbon pesë diplomatë rusë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Suedia ka informuar Rusinë se pesë punonjësve u është kërkuar të largohen nga ambasada ruse në Stokholm me dyshimin për spiunazh, përcjell Bota sot.

Ministri i Jashtëm Tobias Billstrom tha në një deklaratë se aktivitetet e tyre ishin "të papajtueshme" me statusin e tyre diplomatik.

Agjencia suedeze e sigurisë SAPO tha se "çdo diplomat rus në Suedi është një oficer i inteligjencës".

Se sa diplomatë nga Rusia janë caktuar zyrtarisht në Suedi është e paqartë.

Nuk është hera e parë që Suedia largon stafin e Ambasadës Ruse, pasi ju dëboi punëtorët vitin e kaluar.

Ai gjithashtu vjen gati dy javë pasi Norvegjia fqinje tha se po dëbonte 15 diplomatë rusë, për të cilët vendi tha se ishin spiunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat