Një person është vrarë në sulmet me raketa ruse në Odesa, tha zëdhënësi i administratës ushtarake Serhiy Bratchuk në Telegram.
Dy persona u plagosën.
“Shumica e raketave të armikut u rrëzuan mbi det nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore.
Fatkeqësisht është goditur një objekt industrial: 1 person ka vdekur, dy të plagosur”, ka shkruar ai.