Moska publikon intervistën me admiralin “e vdekur”

Bota

Moska publikon intervistën me admiralin “e vdekur”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:38
Viktor Sokolov

Një stacion televiziv i drejtuar nga ministria ruse e mbrojtjes transmetoi një intervistë me komandantin e flotës së Detit të Zi, Viktor Sokolov këtë mëngjes.

Bëhet fjalë për pamje të tjera në 24 orë, në të cilat shfaqet admirali Sokolov, pas pasi Ukraina kishte thënë se e kishte vrarë atë.

Dhe këtë herë, Admirali Sokolov flet – duke thënë se flota e Detit të Zi po funksionon në mënyrë efektive, shkruan Sky News.

Nëse pamjet janë vërtet të reja – dhe ne nuk e dimë nëse janë – duket se bie ndesh me pretendimin e mëparshëm të Ukrainës se ai u vra në një sulm me raketa në selinë detare të Rusisë në Krime.

Sulmi në fjalë ishte zhvilluar të premten.

Në disa pamje të publikuara nga ministria, një burrë që dukej se ishte Admirali Sokolov u shfaq duke marrë pjesë – megjithëse përmes një lidhje-video – një takim i kryesuar nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu.

Burri në fjalë mund të shihet në fund – në të majtë të këtij imazhi:

Në përgjigje të videos së parë ruse dje, forcat speciale ukrainase thanë në Telegram: “Meqenëse rusët u detyruan urgjentisht të publikonin një përgjigje me Sokolovin gjoja gjallë, njësitë tona po sqarojnë informacionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat