Rreth 4 mijë persona marshojnë në Bruksel kundër antisemitizmit

Bota

Rreth 4 mijë persona marshojnë në Bruksel kundër antisemitizmit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Mijëra njerëz protestuan në Bruksel të dielën kundër antisemitizmit mes shqetësimeve të komunitetit hebre të Belgjikës për rritjen e numrit të incidenteve antisemitike në Evropë që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit dhe nisja e ofensivës së Izraelit në Gaza.

Policia vlerësoi numrin e protestuesve në rreth 4,000.

Në një tubim paqësor, ata valëvitën flamujt belg dhe mbanin pankarta ku shkruhej:

Nuk duhet të jesh hebre për të marshuar kundër antisemitizmit” dhe “Gëzimi hebre është rezistencë”, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat