20 të vdekur në Bolivi në më pak se dy muaj për shkak të shirave të dendur

Bota

20 të vdekur në Bolivi në më pak se dy muaj për shkak të shirave të dendur

Më: 25 janar 2024 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në Bolivi në pak se dy muaj për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve në shtatë nga nëntë departamentet e vendit, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Juan Carlos Calvimontes.

Midis 20 nëntorit 2023 dhe janarit 2024, reshjet e tepërta, stuhitë breshëri dhe ngricat kanë shkaktuar kërdi në 41 komuna dhe 154 komunitete. Departamenti perëndimor i La Paz-it është më i godituri, me 14 komuna dhe 63 komunitete të prekura, tha zyrtari në një konferencë për shtyp. Shirat zhvendosën 9,075 familje, lanë 4,097 njerëz të pastrehë dhe dëmtuan 159 shtëpi, duke përfshirë 44 që u shkatërruan plotësisht.

Ndërsa qeveria ka shpërndarë 131 tonë ndihma humanitare, duhet bërë shumë më tepër për shkak të shkallës së fatkeqësisë, tha ai.

Situata mbetet kritike, tha Calvimontes, duke shtuar se tetë departamente janë vënë në gatishmëri deri më 27 janar nga rreziku i vërshimit të lumenjve.

Një nga tragjeditë e fundit në La Paz ndodhi të hënën, kur një automjet u përfshi nga përmbytjet teksa po përpiqej të kalonte një lumë në komunën e Irupana, duke çuar në vdekjen e katër personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat