Plani i Donald Trump: Ukraina “Krijimi i zonave të ndara të kontrollit në zona të shtuquajtura zona influence”

Bota

Plani i Donald Trump: Ukraina “Krijimi i zonave të ndara të kontrollit në zona të shtuquajtura zona influence”

Nga: Beqir Sina Më: 13 prill 2025 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Presidenti Donald Trump thuhet se ka menduar per zgjidhjen e problemit me Ukrainen - të bëhet nëpërmjet asaj që njifet në raste të ngjashme konfliketesh ndërkombëtare si :"Krijimi i zonave të ndara të kontrollit në zonat e pushtuara- në të shtuquajturat zona influence", që kanë vendet në konflikt .

Por, kremlini thuhet e ka hedhur poshtë propozimin amerikan të Presidentit Trump, për ndarjen e Ukrainës në Zona Kontrolli nën modelin e Berlinit të pasluftës dhe që u bë pikë referimi pas Luftës së Dytë Botërore, në të ashtuquajturën zona të kontrolluar nga baza influence të zgjidhjes së konfliketeve.

Shtypi amerikan thotë se një ide e këtillë u paraqitë nga i dërguari i presidentit amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, por që u hodh "posht" nga deklerata e zv.ministrit rus i Punëve të Jashtme, Rodion Miroshnik, i cili e cilëson atë si opsion që ngrin konfliktin me potencialin e rishpërthimit të tij në një shkallë të re, të luftës.

"Duke mbajtur zona ushtarake aty dhe duke formuar atë të elementëve radikalë do na çojë në ngrirjen e konfliktit dhe që më pas të shpërthejnë në konflikte të një niveli të ri", citojnë axhensinë shtetrore të lajmeve  “TASS” mediat amerikane, lidhur me dekleratën e zëdhënsit rusë.

Ndërsa Neue Zürcher Zeitung (NZZ) e cila është një gazetë e përditshme zvicerane, në gjuhën gjermane,  ka publikuar këto ditë hartën e zonave të pushtuara, dhe i ka përshkruar zonat e influencës në "rozë" të ndezur zonën e influencës Ukrainase dhe "rozë" pak më e zbeht atë të influncës Ruse. Por, që të dyja aktualisht janë të pushtuara dhe janë zona nën kontrollin rusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat