Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Bota

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Më: 21 maj 2025 Në ora: 18:32
Gideon Sa'ar, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Sipas mediave të huaja, thuhet se Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe homologu i tij izraelit, Gideon Sa'ar, folën në telefon mbrëmë për të finalizuar marrëveshjen.

Abu Dhabi thotë se diskutimi për ushqimin do të adresojë nevojat e afërsisht 15,000 civilëve si pjesë e "fazës fillestare" të tij.

Thuhet se ndihma përfshin "furnizime thelbësore" për të mbështetur funksionimin e furrave të bukës në Gaza, "si dhe artikuj kritikë për kujdesin ndaj foshnjave".

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat