Anulohen bisedimet e nesërme bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit

Bota

Anulohen bisedimet e nesërme bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 23:06
Badr Albusaidi

Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat nesër nuk do të zhvillohen tani.

Lajmi u bë i ditur sonte nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, në një postim në rrjetin iks.

Ai tha se diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme, raporton KosovaPress.

Kjo u konfirmua edhe nga një zyrtar i lartë i administratës amerikane për NBC News. Megjithatë, zyrtari tha se SHBA "nuk po i mbyllin derën diskutimeve të ardhshme".

"Ndërsa nuk do të ketë takim të dielën, ne mbetemi të përkushtuar ndaj bisedimeve dhe shpresojmë që iranianët do të ulen së shpejti në tryezë", tha zyrtari duke mos dhënë më shumë detaje.

Raundi i bisedimeve bërthamore ishte planifikuar për datën 15 qershor në Muscat të Omanit, në kohën e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat