Macron thotë se Trump ka bërë një ofertë për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

Bota

Macron thotë se Trump ka bërë një ofertë për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

Nga: A.M. Më: 17 qershor 2025 Në ora: 06:21
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se homologu i tij amerikan Donald Trump ka bërë një ofertë për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

"Ekziston një ofertë që është bërë, veçanërisht për të pasur një armëpushim dhe për të filluar diskutime më të gjera", u tha Macron gazetarëve në samitin e G7 në Kananaskis, Kanada të hënën, shkruan CCN, transmeton "Bota sot".

"Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijnë një armëpushim, është një gjë shumë e mirë dhe Franca do ta mbështesë atë dhe ne e dëshirojmë atë", tha Macron, duke folur në frëngjisht.

"Është absolutisht thelbësore që të gjitha sulmet nga të dyja palët kundër infrastrukturës energjetike, administrative dhe kulturore, dhe akoma më shumë kundër popullsisë civile, të ndalojnë", tha ai, duke shtuar: "Asgjë nuk e justifikon këtë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat