Zyrtarët ukrainas hyjnë në Shtëpinë e Bardhë me një letër që ngjall dyshime

Bota

Zyrtarët ukrainas hyjnë në Shtëpinë e Bardhë me një letër që ngjall dyshime

Nga: Bota sot Më: 18 gusht 2025 Në ora: 18:44
Delegacioni i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Sonte pritet të mbahet takimi mes delegacionit të lartë ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Serhiy Palisa, zëvendësshefi i zyrës së Zelensky-t, është parë me një letër të mbështjellë në dorë. Sipas mediave, dyshohet se mund të jetë një hartë.

Në shoqërinë e tij janë edhe Andriy Yermak dhe ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov.

Takimi vjen në një moment kyç për Ukrainën, dhe pritet të trajtojë çështje strategjike dhe mbështetjen ushtarake nga SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat